Presidenca e Kosovës nuk po arrin të dizajnojë një logo origjinale për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së vendit, shkruan Gazeta Metro.
Ditë më parë u paraqit një logo që doli të ishte e kopjuar nga dizajni i një kompanie turistike gjermane, ndërsa pasi u vendos për zëvendësim të saj, po del që edhe logoja e re është e kopjuar.
Logoja e mëparshme ishte kopjuar nga një agjenci turistike gjermane
Pas raportimit në media, këshilli i formuar nga Presidenca për shënimin e përvjetorit jubilar anuloi logon e vjetër, e cila ishte kopjuar nga një kompani turistike e Gjermanisë.
Por, edhe pas rizgjedhjes së logos tjetër, edhe kjo del të jetë e kopjuar, kësaj radhe nga logoja e partisë maqedonase Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), logo të cilën e kishte përdorur për një kongres më 2015 në Shkup. /gazetametro.net