Loading…

Edhe Labit i vjen radha të flas për dështimin në INTERPOL, ‘kërcënon’ nëse nuk ndodhë edhe liberalizimi i vizave

  • 20/11/2018 | 13:14

Edhe Labit i vjen radha të flas për dështimin në INTERPOL, ‘kërcënon’ nëse nuk ndodhë edhe liberalizimi i vizave

Pas shumë reagimeve nga liderët e shtetit të Kosovës për dështimin e anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare INTERPOL, ka ardhur edhe reagimi i deputetit të AKR’së, Labinot Tahiri.

Deputeti nga Ferizaji siç njihet ndryshe në estradën kosovare me emrin “LABI”, ka ‘kërcënuar’ përmes Facebook’ut se nëse BE nuk i liberalizon vivzat për Kosovën, ai së bashku me familjen e tij do t’i dorëzojë të gjitha dokumentet dhe nuk do të udhëtojë jashtë vendit, njofton gazetametro.net.

Këtë ai e bënë për arsyeje solidarizimi me popullin e Kosovës, pasi këta të fundit janë izoluar nga mos-liberalizimi i vizave nga BE.

Dështimin e Kosovës në INTERPOL, Tahiri e ka cilësuar si thikë e radhës për këtë vend.

Ky është statusi i plotë i Tahirit:

“Përshendetje të gjithëve! Ditët e mia si deputet, po vijne dalengadale që të mbyllem me juve bashk nëse veq deshton edhe liberalizimi i vizave. E di qe me keni shkrua shume sms dhe i kam fotografua qe me ua tregu injorantëve, ku ju thoni; o vlla mos e izolo veten e familjen se ti nuk je fajtori! Ama, e di qe sjam fajtori, por kam nje zemër që më rraf për këtë popull e këtë atdhe! Prandaj nuk ma lejon karakteri e ndjenja që juve ju shoh të izoluar e duke pritur në ambasada për çdo ditë. Shkrimin e kam bërë gati me shumë detaje, dhe me komplet familjen do i dorezoj te gjitha dokumentet e udhetimit vetëm që të rrim sebashku ketu e të vuajm sebashku. Përherë shërbëtorë per vendin dhe njerëzit tanë. Dështimi i interpolit një thik e radhës për këtë vend. Labi”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë