Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasnqi dhe kryetari i Malisheves, Ragip Begaj do të dëgjohen si dëshmitarë në gjyqin ndaj zv.kryeministrit Fatmir Limaj për krime lufte. Kjo senacë u caktua të mbahet më datën 2 shkurt.
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Gjakovës ka aprovur kërkesen e prokurores speciale Drita Hajdari për t’u dëgjuar këta dy dëshmitarë, me të përfunduar dëshminë katër dëshmitare tjerë që u dëgjuan të martën në gjykatë, përfshirë edhe Azem Sylen.
“Ragip Begaj në kohen e krimit ka qenë komandat ka qenë te kufomat dhe konsideroj që ështe i nevojshem degjimi i tij për rrethanat ushtarake te asaj kohe”, tha prokurorja Hajdari gjatë kërkeses së saj, shkruan Express.
“Po ashtu propozoj të definohet edhe Jakup Kransnqi – në kohen e krimit ishte zëdhënës i UCK-së, dhe e kisha pyetur për rrethanat e lëshimit të komunikatave dhe komunikimit me media”, tha ajo.
Mbrotja e Limajt nuk e ka kundershtuar këtë kërkesë me arsyetimin se këtë e bëjnë për hirë të familjeve të viktimave.