Loading…

Edhe iPhone 6S me probleme

  • 21/11/2016 | 19:37

Edhe iPhone 6S me probleme

Pas problemeve te bateria e Samsung Galaxy Note 7, edhe rivali kryesor Apple po përballet me shqetësime nga përdoruesit e saj.

Disa përdorues të iPhone 6S janë ankuar se telefonat e tyre po ndalen papritmas dhe për këtë Apple menjëherë ka reaguar.

“Apple ka kuptuar që një numër shumë i vogël i pajisjeve iPhone 6S po ndalen papritmas. Kjo nuk është çështje sigurie dhe prek vetëm një sasi të limituar që janë prodhuar mes muajve shtator e tetor të vitit 2015”, thuhet në një njoftim të Apple-it.

Kompania ka sugjeruar se ata që kanë probleme të tilla ta dërgojnë pajisjen te dega e kompanisë dhe të kërkojnë zëvendësim./ gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë