Loading…

Edhe Erëza Vela sulmon Arbana Xharrën

  • 07/06/2017 | 20:26

Edhe Erëza Vela sulmon Arbana Xharrën

Anëtarja e re e Partisë Demokratike, Arbana Xhara, nëpërmes një postimi në Facebook, ka kritikuar gratë kandidate për deputete të cilat, sipas saj, po dalin në fushatë me grim e rregullim të ekzagjeruar. E pas kësaj, ka reaguar moderatorja Erëza Vela.


Xharra shkroi se kandidatët që kërkojnë votë në takime me qytetarë nuk duhet të shkojnë tejet të grimosura e me veshje, siç thotë ajo, të njëjta me të dasmave.

“Pa dashe me nencmu stilin e veshjen e askujt, ne Kosove eshte marre me ju shite mend me salltanet qytetareve shumica e te cileve jane ne zor per mbijetese. Zani i grave duhet me u ndegju per padrejtesite e tyne, per shkeljen qe ju behet prej pragut te shpise e deri ne instancat me te nalta. Zani i gruas nuk eshte manikyr pedikyr”, ka shkruar anëtarja e PDK’së.

Sipas saj, kandidatët që po i kushtojnë rëndësi dukjes, po japin mesazhe tjera, në kohën kur po kërkohet prezenca e tyre në institucione, politikë e vendimmarrje.

Ndërsa, Erëza Vela ka shkruar se ajo ka mbrojtur disa herë Xharrën, kur kjo e fundit është sulmuar dhe kjo i jep hapsirë ta kritikojë në rastin kur, sipas Velës, ish-redaktorja e Zërit, po përqeshë gratë.

“Si politikane, eshte koha qe ajo te filloje te fuqizoje grate e te ndalet se perqeshuri ato!”, ka shkruar Vela për Xharrën.

“Per me teper e ka obligim moral, meqe sa ishte kendej, pothuajse cdo grua e perkrahi ate si gazetare, ndersa ajo, shume rralle, per te mos thene kurre, nuk perkrahi ndonje grua tjetër”, ka shtuar ajo.

Vela ka përmendur disa raste kur, sipas saj, Xharra ka gjykuar, ka nëncmuar, e ka përqeshur mijëra gra për zgjedhjet e tyre.

Presidentja Jahjaga, Alma Lama, Mimoza Kusari, Mimoza Ahmetaj e shumë gra të tjera, janë disa nga rastet kur Vela thotë se anëtarja e PDK’së i kishte pasur si objekte të talljeve.

Krejt në fund moderatorja ka porositur Xharrën që të punojë shumë, në vend se të përqeshë gratë, për ta merituar përkrahjen e tyre.

Ky është shkrimi i plotë i Arbana Xharrës:

“Dreqi e mart, fushate keni me u taku me qytetare qe kane halle e derte, nuk i shkohet me 1 kg makeup ne ftyre e me veshje si ne kanagjegj. Cili eshte misioni yne?! Pa dashe me nencmu stilin e veshjen e askujt, ne Kosove eshte marre me ju shite mend me salltanet qytetareve shumica e te cileve jane ne zor per mbijetese. Zani i grave duhet me u ndegju per padrejtesite e tyne, per shkeljen qe ju behet prej pragut te shpise e deri ne instancat me te nalta. Zani i gruas nuk eshte manikyr pedikyr.

Po kerkohet me shume se kurre perfaqesimi i gruas ne politike, institucione dhe vendimmarrje. Jane vet grate qe kesaj radhe duhet te japin mesazh tjeter, te kene preokupim programin, kauzat, fjalimet e qendrimet dhe jo vetem dukjen!”

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Erëza Velës:

“Fakti qe e kam perkrah Arbanen publikisht ne shume raste, me obligon dhe me jep lirine edhe me e kritiku kur mendoj qe nuk ka te drejte, prandaj po e them qe tani, si politikane, eshte koha qe ajo te filloje te fuqizoje grate e te ndalet se perqeshuri ato! Per me teper e ka obligim moral, meqe sa ishte kendej, pothuajse cdo grua e perkrahi ate si gazetare, ndersa ajo, shume rralle, per te mos thene kurre, nuk perkrahi ndonje grua tjeter. Per me teper, ne shume raste, keqshfrytezoi lirine e fjales dhe ndikimin e saj per me perqesh, gjyku, poshteru e nencmu mijera gra per zgjedhjet e tyre:

– Perqeshi e peruli profesionalisht e personalisht Presidenten Jahjaga.

– Nencmoi Alma Lamen kur morri postin e ambadadores, duke i thene u shite.

– Poshteroi Mimoza Kusarin, duke e akuzuar ne periudhen me sensitive te nje gruaje, ate te pas-lindjes, duke e ofenduar vrazhde pasi kjo e fundit kishte zgjedh me e vazhdu punen dhe kohe pas kohe me e marre djalin ne zyre. I dha epitete nga me poshterueset.

– Perqeshi Mimoza Ahmetaj ne diten kur ajo u zgjodh Ministre e Integrimeve, duke i’a publiku nje foto me veshje tradicionale te nuserise, me pershkrimin: “a shkohet keshtu ne Evrope”.

– Perqeshi ballon pranverore te Aferdita Saracinit dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty.

– Perqeshi ballon tradicionale te Aferdita Pacarades dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty.

– Poshteroi gra te mbuluara duke i fotografuar ne rruge e duke ua cenuar privatesine.

– Perqeshi gra qe e duan moden e grimin.

– Perqeshi gra qe bene intervenime estetike.

– Refuzoi me u bashku ne kampanjen per fuqizimin ekonomik te gruas, #edhetimundesh – ne te cilen u bashkuan shume personalitete, duke perfshi edhe komisioneren Lunacek.

Keto jane disa nga rastet qe mua mu kujtuan. Kjo liste mund te jete edhe me e gjate, mirepo nje gje eshte e sigurte: cilado femer tjeter te ishte sot ne vendin e Arbanes, presionin me te madh social e lincimin e perqeshjen me te madhe publike do ta kishte nga vet Arbana, prandaj, ajo duhet te bej shume pune qe t’a meritoje perkrahjen e grave, ne vend se te vazhdoje te perqeshe koleget e saj deputete e politikane.”

 

Data: 07 Qershor 2017 19:27
Autori: GazetaExpress

Hashim Thaçi tregon për herë të parë përplasjen që kishte me Vuçiqin në Brdo (Video)

Shpërthime të kontrolluara afër Ambasadës amerikane në Londër

Komandanti i Policisë në Shtime plagoset nga nipi i tij

Ish-shefi i CIA: Skandali i Trumpit, më i keq se Watergate

Të tjera

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë