Loading…

Edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën

  • 22/11/2016 | 14:35

Edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën

Edhe për dy muaj i është shtyer paraburgimi ish – deputetit Azem Syla, i cili po akuzohet nga Prokuroria e EULEX-it për udhëheqje të grupit kriminal prej 38 personave në rastin “Toka”.

Shtyrjen e paraburgimit për gazetametro.net e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi, i cili tha se klientit të tij i është shtyer paraburgimi deri më 18 janar.

“Sipas aktvendimit të gjyqtares së EULEX-it, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mariola Pasnik, klientit tim Azem Sylës i është vazhduar paraburgimi deri më 18 janar 2018. Pasi që është ngrit aktakuzë kundër tij dhe të tjerëve në rastin ‘Toka’, e pasi është lëndë me paraburgim të caktuar gjykimi pritet të fillojë në muajin dhjetor”, tha Gashi për gazetametro.net.

Ai, bëri më dije se tashmë ka drejtuar edhe ankesën në Gjykatën e Apelit./gazetametro.info

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë