Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për dy muaj anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që akuzohen për sulm ndaj Kuvendit.
Frashër Krasniqi zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, nëpërmjet rrjetit social Facebook,ka bërë të ditur vendimin.
“ Sapo e pranova vendimin për vazhdim të arrestit shtëpiak edhe 2 muaj. Sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi; aq më shumë po konfirmohet shndërrimi i sistemit të drejtësisë në sistem të kriminalizuar që i shërben “Pronto”-s, ka shkruar Krasniqi.
“Jo edhe 2 muaj, por edhe 20 le t’i vazhdojnë. Të mbahesh nën arrest nga kriminelët, nënkupton që ua ke zënë rrugën atyre. E Lëvizja VETËVENDOSJE! po sulmohet kështu pikërisht ngase është alternativa e vetme ndaj kriminelëve”./gazetametro.net