Loading…

Edhe dy aderime të reja në AAK

  • 26/05/2017 | 19:32

Edhe dy aderime të reja në AAK

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë bashkuar të premten dy intelektualë, prof. dr. Shukri Fetahu dhe gazetari Melazim Koci.


Me rastin e aderimit, ata u pritën nga i nominuari për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, i cili, duke iu uruar mirëseardhje në bashkimin e ri, tha se nga ekspertët dhe intelektualët që në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.

Haradinaj tha se tashmë ka ardhë koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.

“Ishte oferta e sinqertë në interes të përgjithshëm për progres dhe zhvillim të vendit, ajo që më bëri që pa asnjë dilemë t’i bashkohem ekipit të kryeministrit në ardhje, Ramush Haradinajt”, tha Fetahu.

I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj, u shpreh edhe gazetari Melazim Koci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë