Loading…

Edhe Brnabic u vë “epitete” shqiptarëve: joseriozë, të papërgjegjshëm…

  • 07/09/2018 | 13:34

Edhe Brnabic u vë “epitete” shqiptarëve: joseriozë, të papërgjegjshëm…

Pas ministrit të jashtm serb, Ivica Dacic, i cili i quajti “të marrë” politikanët shqiptarë sepse “duan ta pengojnë kur dikush u shkon në vizitë paqësore”,  është edhe kryeministrja serbe ajo e cila ka vazhduar të rendisë “epitete” për politikanët e Kosovës.


“Duhet durim kolosal për të biseduar me përfaqësuesit aktualë të popullit shqiptar në Kosovë”, citojnë mediet serbe një kumtesë të Qeverisë së Serbisë.

“Nevojitet durim kolosal për të biseduar me përfaqësuesit aktualë të popullit shqiptar në Kosovë, të cilët janë joseriozë, të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk i respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të nënshkruara”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ajo ka shtuar se, megjithatë, nevojitet “durim i pakufishëm për t’u kuptuar disa nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët në heshtje shurdhuese vështrojnë se si Prishtina as me gisht nuk lëvizë për ta plotësuar marrëveshjen e Brukselit, kur i shkel marrëveshjet mbi vizitat e zyrtarëve, e arreston dhe e terrorizon shefin e ekipit tonë për bisedime, ushtron presione kolosale mbi Listën Serbe të cilat ata njerëz me stoicizëm i durojnë për shkak të dialogut e kompromisit, për shkak të paqes së qëndrueshme në Kosovë, e tash, me të njëjtin terror të cilin e kanë bërë ndaj Marko Djuricit, kërcënojnë edhe kryetarin e Republikës së Serbisë”, ka thënë Brnabic.

Duke e vlerësuar Vucicin si kryetar “i cili ka bërë shumë për arritjen e marrëdhënieve të mirë ndërmjet serbëve e shqiotarëve më shumë se cilido politikën nga cilado palë në njëqind vitet e fudit”, ajo ka shtuar se, përkundër se serbët nuk i karakterizon durimi, “Vucic ka shfaqur durim të pakufishëm”.

Ajo i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare me lutjen që “të mos e vë më në test as durimin, as mirëkuptimin tonë, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në harmoni me të”.

Duke e vlerësuar Vucicin si kryetar “i cili ka bërë shumë për arritjen e marrëdhënieve të mirë ndërmjet serbëve e shqiotarëve më shumë se cilido politikën nga cilado palë në njëqind vitet e fudit”, ajo ka shtuar se, përkundër se serbët nuk i karakterizon durimi, “Vucic ka shfaqur durim të pakufishëm”.

Ajo i është drejtuar bashkësisë ndërkombëtare me lutjen që “të mos e vë më në test as durimin, as mirëkuptimin tonë, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në harmoni me të”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë