Loading…

Edhe BE pas SHBA’së ia ‘mbledh betë’ Kurtit për institucionet: Partia fituese mban një përgjegjësi të veçantë

  • 08/07/2026 | 18:18

Edhe BE pas SHBA’së ia ‘mbledh betë’ Kurtit për institucionet: Partia fituese mban një përgjegjësi të veçantë

Thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krijim të shpejtë të institucioneve dhe dalje nga ngërçi politik i është bashkangjitur edhe Bashkimi Evropian, transmeton Gazeta Metro.


Të mërkurën me një thirrje për zgjidhje të situatës doli ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatová.

“Sot, nevoja për këtë kulturë politike dhe për aftësinë për kompromis është më e madhe se kurrë, sepse Kosova ka përpara një dritare mundësish që nuk duhet humbur”.

Kështu shkroi ajo sot në një opinion të publikuar sot ku thotë se tashmë është koha për të qeverisur.

Palatova ia ‘përplasi fytyrës’ Vetëvendosjes se e kanë përgjegjësinë kryesore për krijimin e institucioneve.

“Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, prioritetet janë të qarta: partia fituese mban një përgjegjësi të veçantë për t’u angazhuar me forcat politike në të gjithë spektrin politik, në mënyrë që të ndërtojë kompromiset e nevojshme, të cilat jo vetëm do të mundësojnë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, por edhe zgjedhjen e Presidentit, duke respektuar plotësisht kërkesat kushtetuese dhe shumicat e nevojshme” tha ajo.

Megjithatë ajo kritika pati edhe për partitë e tjera që morën besimin qytetar.

“Në të njëjtën kohë, të gjitha partitë e zgjedhura kanë përgjegjësinë të angazhohen në këto negociata me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim. Së bashku, ato duhet të vazhdojnë me reformat që do ta vendosin integrimin europian të Kosovës në qendër të vendimmarrjes së tyre dhe të dëshmojnë se kompromisi në funksion të së ardhmes evropiane të Kosovës është i mundur”, shkroi më tej diplomatja çeke.

Palatova paralajmëroi se pasojat nga mungesa e stabilitetit politik po bëhen të dukshme, ndërsa tha se javët në vijim kanë të bëjnë me më shumë sesa vetëm formimin e qeverisë.

“Ato kanë të bëjnë me rikthimin e funksionalitetit politik, rindërtimin e besimit të publikut dhe sigurimin që Kosova të përfitojë plotësisht nga momenti i favorshëm në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë