Loading…

Edhe Atifete Jahjagës i vjen rendi të flas për korrigjim të kufijve

  • 22/05/2019 | 13:07

Edhe Atifete Jahjagës i vjen rendi të flas për korrigjim të kufijve

Rreth ideve lidhur me marrëveshjen Kosovë – Serbi, ku u përmend korrigjimi i kufijve mes dy shteteve, për të ka folur edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, transmeton Gazeta Metro.


Jahjaga në Tiranë ka thënë se ripërcaktimi i kufijve është një retorikë e rrezikshme,  kjo temë sipas saj është tejet e ndjeshme.

“Rajoni ynë është ekspozuar ndaj një retorike të rrezikshme rreth ripërcaktimit të kufijve. Një temë që është tejet e ndjeshme dhe ky diskutim nënkupton kthimin tonë në të kaluarën të shënuar me periudha të dhunshme të vuajtjes dhe të përçarjeve”, deklaroi ajo.

Atifete Jahjaga ngriti edhe shqetësimin e ndikimit rus në rajon, nëpërmjet aleatit të saj, Serbisë.

“Rusia, në një sistem vlerash të kundërta nga ato të BE-së vazhdon të ketë influencë të madhe në Ballkan, sidomos përmes aleatit të saj në rajon, Serbisë. Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh në rajonin tonë, sidomos në vende si Serbia duke përdorur mjete ekonomike, politike e kulturore. Edhe përmes nxitjes së sedimenteve nacionaliste. Qëllimi i tyre është i njohur, zvogëlimi i BE-së dhe NATO-s në Ballkan si forca për promovimin e vlerave demokratike”, tha ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë