Loading…

Edhe ambasadori gjerman i reagon Dacicit për “varrezat masive të shqiptarëve”

  • 06/10/2020 | 16:37

Edhe ambasadori gjerman i reagon Dacicit për “varrezat masive të shqiptarëve”

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic ka rrëshqitur duke skandalizuar përmes një deklarate ku kërcënon serbët që po zbulojnë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë dhe tek faktori ndërkombëtar, shkruan Gazeta Metro.


Tani ndaj Dacicit ka reaguar edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili a rishpërndarë në Twitter reagimin e Bashkimit Evropian karshi ministrit serb.

Rohde ka shkruar se pajtohet plotësisht me reagimin e BE’së lidhur me këtë çështje.

“Pajtohem plotësisht me këtë deklarim të BE’së”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se para pak ditësh kërcënoi përmes një emisioni serbët që po zbulojnë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, duke thënë që mos të tregojnë dhe zbulojnë ato.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë