Janë shëruar shtatë pacientë të cilët kishin rezultuar pozitivë me Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 23, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me anë të një postimi, ku tutje kanë njoftuar se gjithashtu sot janë shënuar edhe pesë raste të reja të infektuar me koronavirus në vendin tonë.
“Sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar”, thuhet në njoftim.
Nga data 8 shkurt, kur edhe u dyshua për herë të parë se ka pacientë të infektuar me këtë sëmundje në Kosovë, deri më 4 prill, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç. /gazetametro.net