Loading…

Edhe 2 milionë euro më shumë për veteranët në buxhetin e Kosovës

  • 01/11/2018 | 13:35

Edhe 2 milionë euro më shumë për veteranët në buxhetin e Kosovës

Gjatë javës që shkoi, qeveria e Kosovës miratoi draft-buxhetin për vitin e ardhshëm.


Në këtë draft-buxhet, janë paraparë të ndahen rreth 60 milionë e 571 e 776 euro në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për pensionet e veteranëve, transmeton gazetametro.net

Shuma e paraparë për pensionet e veteranëve në vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 1 milion e 821 mijë e 776 euro më shumë se ç’ka qenë gjatë këtij viti që po ikë.

Për më tepër, kjo shifër apo shumë është paraparë të rritet edhe më shumë gjatë deri në vitin 2020, dhe në atë vit pritet të shpenzohen 5 milionë euro më shumë se në vitin 2018 vetëm për pensionet e veteranëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë