Na ndajnë vetëm edhe dhjetë minuta nga përfundimi i finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Real Madrid dhe rezultat momentalisht është 0-1, transmeton Gazeta Metro.
Një sfidë shumë interesante po zhvillohet në ‘Stade de France’ mes dy skuadrave ndoshta më të mira këtë sezon, të cilat me plotë meritë kanë arritur deri në finale.
Në minutën e 59’të sulmuesi brazilian, Vinicius Junior realizoi golin e epërsisë për ‘Los Blancos’ pas një pasimi fantastik nga Frederico Valverde.
Pas këtij goli skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp po kërkon me ngulm golin e barazimit, mirëpo ende nuk ka arritur ta gjej atë. Rastin më të mirë e kishte Mohamed Salah i cili në minutën e 69’të lëshoi predhën por përsëri ia mohoi golin portieri belg, Thibaut Courtois.
Ndërsa trajneri gjerman deri më tani ka bërë tre zëvendësime, ku nga fusha janë larguar Luis Diaz, Jordan Henderson dhe Thiago ndërsa kanë hyrë Diogo Jota, Naby Keita dhe Roberto Firmino. /gazetametro.net