Loading…

‘Ec e merre vesh’, Kurti thotë në CNN se SHBA është aleate por ‘po i kërkohet’ t’ia dorëzojë republikën milicive fashiste serbe

  • 30/05/2023 | 23:20

‘Ec e merre vesh’, Kurti thotë në CNN se SHBA është aleate por ‘po i kërkohet’ t’ia dorëzojë republikën milicive fashiste serbe

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti si asnjë tjetër kosovare është fajësuar dhe po ndëshkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë, ndërsa BE ka paralajmëruar ndëshkim, tentoi të arsyetojë qëndrimin e tij të kundërt me SHBA, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri Kurti qartë shihej i trazuar në intervistën në CNN por jo aq sa të ofendojë Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, siç bëri në median britanike The Guardian, ky e vlerësoi reagimin e tij të të premtes si ‘shumë naive’.

SHBA nuk ka mohuar legalitetin e procesit zgjedhor në katër komunat asnjëherë, por ka vënë dyshim në legjitimitetin e tyre për shkak të daljes së ulët. Asnjëherë nuk është mohuar që kryetarët e zgjedhur të mos ushtrojnë detyrën teknike por për shkak të mungesës së mbështetjes politike ta kryejnë nga diku tjetër deri në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Të gjitha institucionet ndërkombëtare i kanë pranuar zgjedhjet që i mbajtëm. Njëherë kur të pranoni procesin zgjedhor dhe rezultatet e tyre atëherë kryetarët duhet të shkojnë në ato komuna. Kush tjetër duhet të shkojë në këto ndërtesa të komunave nëse jo kryetarët.”

I pyetur direkt për reagimin e sekretarit Blinken, kryeministri Kurti tha me zemërim se ai po punon ngushtë me SHBA dhe BE, kur u bë me dije sot që ka refuzuar kërkesat e tyre për këtë çështje, dhe tutje shtoi se nuk pajtohet me atë që i është kërkuar pasi qenka dorëzim i shtetit demokratik një milicie fashiste siç e quajti, një tjetër deklaratë e rëndë nga kryeministri dhe nga zyrtarë të qeverisë si Xhelal Sveçla që lëshojnë insinuata se politika e SHBA po nxit Milan Radoicic siç u bë të premten.

“Unë po punoj ngushtë me faktorin ndërkombëtar, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, që i konsiderojmë që të dyja aleatë, miq dhe partnerë të pazëvendësueshëm dhe do të bëjmë më të mirën që mundemi. Por unë nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike një milicie fashiste”./gazetametro.net

Kurti për numrin dy të SHBA’së: Deklarata naive, të gabuara dhe të padrejta

‘S’foli Albini’ por Sveçla e Bislimi që ‘barazuan’ SHBA e BE me Radoicic: ‘Thirrje’ që ai t’i lëshojë banditët në Veri të sulmojnë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë