Loading…

E zbulon Gucati: Kjo është shifra e personave të dyshuar që kanë fituar statusin e veteranit me dallavere

  • 24/07/2019 | 13:34

E zbulon Gucati: Kjo është shifra e personave të dyshuar që kanë fituar statusin e veteranit me dallavere

Ka nisur intervistimi i personave të cilët janë në listën e veteranëve të luftës së UÇK-së e që dyshohet se nuk kanë qenë në luftë, por kanë falsifikuar certifikatën e veteranit. Këtë e ka konfirmuar Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka treguar se në regjionin e Pejës janë zënë 22-24 persona të cilët kanë falsifikuar certifikatën e veteranit.

“Diku 22-24 persona janë zënë në Pejë që kanë bërë falsifikim me certifikata, tani po del që më shumë ka pasur falsifikime. Në regjionin e Pejës (Klinë, Deçan dhe Istog) e di që i kanë thirr mbi 200 veteranë për t’u intervistuar, e di që edhe në Gjilan është hapur i njëjti rast dhe e di që edhe në komuna të tjera kanë filluar t’i thërrasin”, ka thënë ai për EO.

Gucati tha se procesi i verifikimit ka nisur edhe në Gjakovë, ndërkaq në Shqipëri numri i të intervistuarve si të dyshuar për falsifikim ka shkuar mbi 400.

“Në Gjakovë është një numër bukur i madh i të ftuarve. Ka filluar edhe në Shqipëri, në Tiranë janë duke u ftuar shumë persona, ka shkuar numri mbi 400 persona të ftuar deri tash që kanë marrë certifikatën e veteranit të UÇK-së. Ka filluar intervistimi sidomos i atyre rreth kufirit, Bajram Curri, Tropojë, Hasi e deri në Kukës. Ky proces është duke shkuar në rrugë të mirë dhe besoj që kjo punë do të kryhet me ligj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky proces po i dëmton shumë veteranët e vërtetë.

“Po na dëmton shumë neve si veteranë të vërtetë. Unë gjithmonë ju them veteranëve dhe shokëve të mi që të jenë krenarë për luftën që kanë bërë dhe të mos merren me ta. Veteranët e rrejshëm duhet t’i vret ndërgjegjja s’kanë qenë në luftë dhe kanë hy”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë