Loading…

E zbulojnë shkencëtarët: Kjo moshë e fëmijëve u prek më së shumti nga koronavirus në Kinë

  • 19/03/2020 | 17:21

E zbulojnë shkencëtarët: Kjo moshë e fëmijëve u prek më së shumti nga koronavirus në Kinë

Sipas një raporti shkencor të publikuar në ‘The New England Journal of Medicine’(NEJM), ku janë testuar 171 fëmijë në Kinë, ka dalë se virusi COVID-19, prekë fëmijët me moshë mesatare 6.7 vjet dhe se 64% e tyre kanë shfaqur shenja të pneunomisë, shkruan Gazeta Metro.


Koronavirus COVID-19, është virusi që tani më është përhapur në të gjithë globin, ku edhe është shpallur si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Ky virus i cili burimin e kishte në Wuhan të Kinës, deri më tani ka lënë të vdeku mbi 9 mijë e 100 persona, nga 222,642 raste sa janë gjithsej deri më sot.

Kina ka numrin më të madh të rasteve me 81,154 persona të prekur, ku mbi 3 mijë persona ka vdekur.

Nga SARS-CoV-2 apo siç po njihet edhe si koronavirus COVID-19, në Kinë janë infektuar edhe fëmijët.

Sipas një artikulli shkencor të botuar nga disa shkencëtarë kinez po edhe amerikan në NEJM, e që janë testuar 171 fëmijë në Kinë, del se mosha mesatare e fëmijëve të prekur është 6.7 vjet.

Nga 171 raste, mosha 6 deri 10 vjet ka qenë më e prekura, me 58 fëmijë të infektuar me koronavirus apo shprehur me përqindje prej 33.9%.

Ndërkaq gjinia më e prekur e fëmijëve me COVID-19, janë meshkujt me 104 raste apo 60.8%.

Tutje artikulli shkencor ka zbuluar se nga 171 rastet e studiuara del se 27 fëmijë nuk shfaqin simptoma fare të infeksionit, derisa 33 prej tyre kanë probleme me traktin respirator, ndërsa 111 kanë pneunomi apo probleme me mushkëri.

Përveç kësaj artikulli shkencor ka zbuluar se 90% e rasteve janë infektuar për shkak të grumbullimi familjar, ku numri madh në familje ka bërë që të infektohen edhe fëmijët, derisa të tjerët kanë pasur kontakt me njerëz që e kanë pasur infeksionin.

Më poshtë keni artikullin në gjuhën angleze të botuar në NEJM.ORG si dhe gjithashtu mund ta gjeni tabelën e plotë të këtij raporti ku tregon se si ishin infektuar fëmijët në Kinë. /gazetametro.net

KLIKO KËTU për të parë artikullin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë