Përdoruesit e WhatsApp mund të marrin tani frymë të lehtësuar, pasi zërat në lidhje me tiparin më të ri të aplikacionit të mesazheve kanë rezultuar të pavërtetë.
Një postim po vënte xhiron në mediat sociale, i cili pretendonte se ëhatsApp do të fillojë të njoftojë përdoruesit kur dikush bën një screenshot (foto të ekranit) të bisedës së tyre. Më tej postimi thoshte se ky tipa do të fillojë të përdoret në 5 shkurt.
Së pari, përveç 8SHIT.NET asnjë faqe tjetër e njohur që boton lajme për teknologjinë nuk e ka botuar. GJithashtu nëse bën një kërkim në Google në lidhje me deklaratën e kreut të ëhatsApp, të shfaqet vetëm lajmi i kësaj faqeje.
Së dyti, cdo herë që ëhatsApp fut një tipar të ri ata e shpallin përmes faqes zyrtare dhe aty ky njoftim nuk gjendet. Po kështu faqja që e ka dhënë lajmin nuk duket aspak e besueshme.