Kur Bayern Munich u ndesh me Dortmundit në muajin mars e cila përfundoi në barazim 0-0, Pep Guardiola pati një ‘bisedë’ me Josh Kimmich.
Kjo pikë e vendosi Bajernin një hap më afër për ta fituar tjetër bundesligë nën drejtimin e trajnerit spanjoll, por Guardiola tërhoqi vëmendje me një lloj debati që pati me lojtarin 21 vjeç.
Mati Perarnau, në librin e tij “Pep Guardiola: Metarmophosis”, ka shpjeguar dialogun se çfarë u tha në këtë dialog.
Minutat e fundit të ndeshjes, Medhi Benatia u inkuadrua në lojë në vend të Xabi Alonsos dhe e urdhëroi marokenin ti jap instruksione lojtarit Kimmich, ku dhe trajneri nuk u nda i kënaqur nga performanca e tij në minutat e fundit. Gjë kjo e cila ndikoi që pas ndeshjes Guardiola të shkoj tek Benatia duke e pyetur: Medhi, i ke dhënë instruksione Kimmichut? Jo i’a ktheu Benatia, ishte shumë zhurmë dhe nuk e di nësë më dëgjoi ai.
Guardiola pastaj shkoi tek lojtari dhe i tha: A ti dha instruksione Benatia?
Kimmich: Jo Pep, nuk i dëgjova.
Guardiola: Dreq, ti është dashur të futesh në mesfushë.
Kimmich: Më fal, nuk munda ta dëgjoj.
Guardiola: Ti është dashur të qëndroje përpara mbrojtjes dhe ti e le atë zonë dhe ne e humbëm kontrollin. Por ti ishe senzacional Josh, je shumë i mirë, të thash që ti mund ta bësh mirë dhe ti e bëre atë.
Kimmich: Faleminderit Pep, ishe e vështirë por u mundova ta bëj.
Guardiola përfundoi: Ishe i mrekullueshëm, ishe më i miri, jam shumë krenar për ty.
Tani Kimmich luan për Bayern Munich dhe ka luajtur për kombëtaren e Gjermanisë në europianin që u mbajt në Francë këtë verë.