Loading…

‘E ulur në tryezën e saj’: Gruaja e moshuar gjendet e vdekur pas 2 vitesh

  • 10/02/2022 | 23:13

‘E ulur në tryezën e saj’: Gruaja e moshuar gjendet e vdekur pas 2 vitesh

Trupi i dekompozuar i një gruaje italiane 70-vjeçe u gjet ulur në tryezën e saj, më shumë se dy vjet pasi ajo vdiq, transmeton Gazeta Metro.


Policia italiane gjeti trupin e pajetë të ulur në karrige pasi kishte shkuar te shtëpia e Marinella Beretta-s, për ta njoftuar atë për erërat e forta që parashikoheshin të godisnin regjionin ku ajo jetonte.

Sipas ekspertizës së bërë në vendin e ngjarjes, rezultoi se ajo kishte vdekur më shumë se dy vite më parë, raporton The New York Post.

Fqinjët thanë së e kishin parë Beretta-n për herë të fundit në shtator të vitit 2019, duke supozuar kështu se ajo kishte ndërruar vendbanim me fillimin e pandemisë.

Italiania nuk kishte asnjë familjarë të gjallë sipas autoriteteve lokale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë