Loading…

‘E turpshme’: Momenti kur tifozët e Partizanit godasin me gjësende të forta Visar Bekajn

  • 02/10/2022 | 21:17

‘E turpshme’: Momenti kur tifozët e Partizanit godasin me gjësende të forta Visar Bekajn

Sonte në ‘Air Albania’ u zhvillua derbi më interesant në Shqipëri mes Partizanit dhe Tiranës. Gjatë pjesës së dytë tifozët e Partizanit goditën me gjësende portierin kosovar, Visar Bekaj, konkretisht me pjesët e plastikëve të ulëseve të tribunave, transmeton Gazeta Metro.


Në minutën e 50’të të ndeshjes ku rezultati ishte 0-1 për Tiranën tifozët kundërshtarë zemërimin e tyre e shfaqën te ish-portieri i Prishtinës.

Pas kësaj ndeshja u ndërpre për disa çaste për t’i dalë në ndihmë portieri të bardhë e kaltërve, i cili vazhdoi të luajë dhe zhvilloi një paraqitje fantastike.

Për të qetësuar tifozët e Partizanit vrapoi edhe kapiteni i skuadrës, Eneo Bitri.

Duhet theksuar se, përveç këtij momenti edhe në disa raste të tjera gjyqtari u detyrua të ndërpresë takimin pasi hidheshin mjete piroteknike në drejtim të Bekajt.

Derbi në fund përfundoi me rezultat 0-2 në të mirë të Tiranës ku dy golat i shënoi super sulmuesi, Redon Xhixha. /gazetametro.net

Tirana shkëlqen në derbin kundër Partizanit, ndizet edhe më shumë gara për titull

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë