Loading…

E tmerrshme: Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy shqiptaret (Foto)

  • 05/02/2017 | 23:16

E tmerrshme: Si ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy shqiptaret (Foto)

Një aksident rrugor rezultoi fatal për jetën e katër të rinjve, dy vajza shqiptare dhe dy djem italianë. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:30 në afërsi të Romës, ku makina “Mini Cooper” doli nga rruga dhe u përplas me një mur.

amber
Ambra Shaljani

Alarmi u dha nga disa shoferë, të cilët ishin dëshmitarë të aksidentit të tmerrshëm. “Mini Cooper-i” po udhëtonte për në Guidonia, kur u përplas me murin e një restoranti.

131832244-44897ebc-c668-478e-8e98-3f1b18621cdd
Xhesika Gjonaj

Xhesika Gjonaj, 19 vjeçe, Ambra Shaljani, 18 vjeç si dhe dy italianët, Federico B. dhe Riccardo M, ishin të rinjtë që mbetën të vdekur në vend.

Makina, u shkatërrua plotësisht. Zjarrfikësit kanë punuar për më shumë se tre orë për të nxjerr dy prej trupave të tyre. Ndërsa dy të tjerët kishin përfunduar jashtë nga forca e përplasjes.

federico

“Ishte e tmerrshme, ne mund të bënim asgjë”, ka thënë një nga dëshmitarëve për gazetën italiane “La Repubblica”.

riccardo

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë