Loading…

E tmerrshme: Seks dhe drogë nëpër lokalet shqiptare, kështu sillen çmimet

  • 02/04/2019 | 11:59

E tmerrshme: Seks dhe drogë nëpër lokalet shqiptare, kështu sillen çmimet

Në disa prej lokaleve në qendër të Fierit të afrohet seks kundrejt pagesës. Mjafton t’i frekuentosh këto lokale e më pas të bësh kërkesën, vajzat t’i gjejnë vetë pronarët e lokaleve të cilët fusin në xhep pjesën e tyre të fitimit. Pagesat variojnë nga 5 mijë lekë deri në 10 mijë të reja. Fiks Fare faktoi se përveç prostitucionit në këto lokale mund të gjendet fare lehtë edhe drogë.

Fiks Fare nisi investigimin pas shqetësimit të banorëve të qytetit të Fierit të cilët telefonuan në redaksinë e këtij emisioni. Fillimisht gazetarët vajtën në lagjen e ” Zogut të Zi”, ku me ndihmën e bashkëpunëtorëve gjetën edhe lokalin, ku një vajzë 23 vjeçe nga një fshat i Vlorës, vinte dhe prostituonte çdo ditë. Lokali menaxhohej nga një zonjë e cila ishte rreth 55 vjeçe, e teksa ajo edhe shërbente, vajza përdorej si ” karrem” kryesisht për njerëz të moshës ë tretë, që vinin në këtë lokal. Ndërsa vajza lëvizte sa në një tavolinë në tjetrën, pronarja e lokalit shërbente, duke u afruar pije të ndryshme me çmime tre deri në pesë herë më të larta së në treg frekuentuesve të lokalit.

Bashkëpunëtorët e Fiksit kërkuan fillimisht një pazar nga pronarja e lokalit, por kjo nuk vendosi Pazar pasi atë e dinte vetë vajza e cila prostituonte. Pronarja thjesht merrte përqindjen e saj në fund dhe linte orarin e takimit. Gjatë bisedës me gazetarët e Fiksit, 23 vjeçarja nga Vlora u kërkoi gazetarëve 5 000 lekë për të bërë seks në një hotel jo shumë larg lokalit ku ajo qëndronte. Pas insistimit të gazetarëve për uljen e çmimit, vajza nga Vlorë shprehet ” me 1500 lekë është një tjetër më poshtë që punon, për kaq nuk ja vlente”. Pas shumë insistimesh ajo pranon të ulë pazarin në 3000 mijë lekë duke lënë takim ditën e nesërme në ora 18:00 për të kryer marrëdhënie seksuale. Ajo gjithashtu parapërgatit klientin se 3000 mijë lekë i do ajo dhe 1000 lekë hoteli. “ Totali të shkon 4000 mijë” shprehet ajo. Por gjatë bisedës me gazetarët vajza është shprehur se ishte përdoruese e drogës dhe se mund ta siguronte shumë lehtë atë. Ajo mund të gjente kokainë të pastër, pasi sipas saj e tregtonte një kushëriri i saj, i cili momentalisht ndodhej në Greqi. Madje ajo u tregon gazetarëve se sa kushton edhe një gram kokainë “një gram kokainë e pastër kushton 8000 lekë, e droga vjen nga Kolumbia” shprehet ajo.

Jo shumë larg nga kjo lagje vetëm 200 metra larg Bashkisë së Fierit, në një tjetër lokal mund të kishe marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Aty prostituonte një femër rreth të moshës 35 vjeç. Në lokal ishin pronarë dy bashkëshortë, të cilët ofronin ambientet e lokalit për t’i shfrytëzuar për seks kundrejt një tarife 500 lekë. Me të ardhur gruaja që prostituonte në këtë lokal, pronarja e lokalit, i drejtohet bashkëpunëtorit të Fiksit, ” erdhi, shko”. 500 lekëshi ishte si tarifë për ambientet që ofronte ky çift klientëve të 35 vjeçares. Kurse tarifa e punëtores së seksit ishte 1000 lekë dhe kur bashkëpunëtori i Fiksit e pyet nëse janë pak ajo përgjigjet shkurt “ janë ok”.

Gjithçka ndodh gjatë ditës, pa u bezdisur nga policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë