Loading…

E tmerrshme: Plumbi i futet në shtëpi derisa po festonin Vitin e Ri

  • 01/01/2020 | 17:11

E tmerrshme: Plumbi i futet në shtëpi derisa po festonin Vitin e Ri

Gjatë natës së festës së vitit të ri (2019/2020), situata kryesisht ka qenë e qetë, dhe më me pak incidente se vitet e kaluara, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës, që kryesisht kanë qenë lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim prone.

E një rast dëmtim prone e ka raportuar në polici një qytetar nga Prishtina ku plumbi bredhës kishte depertuar brenda në shtëpinë e tij. Ai ka postuar fotografi të plumbit që dyshohet se ka ardhur nga personat që kanë festuar ndërrimin e moteve duke shtënë me armë zjarri.

Janë ende të shumta rastet kur qytetarët festojnë me armë pavarësisht rrezikut që sjellin ato dhe apeleve të shumta të Policisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë