Loading…

E tmerrshme, emigranti shqiptar qëllon veten në intervistën ‘live’ (Video)

  • 06/04/2017 | 21:28

E tmerrshme, emigranti shqiptar qëllon veten në intervistën ‘live’ (Video)

Një emigrant shqiptar, i dëshpëruar për shkak të heqjes së lejeqëndrimit në Belgjikë dhe i indinjuar se nuk ka gjetur mbështetje nga Ambasada e Shqipërisë atje për shqetësimin e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, por fatmirësisht plumbi nuk i ka prekur organe jetësore.


Historia e pazakontë ndodhi dje në Anversa të Belgjikës dhe u soll nga “Fiks Fare” me zë e figurë, ku qytetari Petrit Ndoci ishte drejtuar me një telefonatë vetëm dy ditë më parë

Në telefonatën e tij, emigranti tregonte se kishte 25 vite në emigracion dhe kishte një problem për të cilin kishte kërkuar ndihmën e emisionit investigativ. Menjëherë pas telefonatës, qytetari u kontaktua nga gazetari i “Fiks Fare” dhe rrëfeu historinë e tij.

Sipas tij, në vitin 2011 ishte arrestuar nga policia pasi akuzohej për përdhunim dhe në vitin 2012 ishte dënuar me 16 muaj burg. Por, ai pretendon se në atë kohë ishte i pafajshëm dhe iu ngrit kurth nga një person, për shkak të një çështjeje për 10 mijë euro.

Në një situatë të tillë, ai ka marrë vendimin që t’i japë fund jetës. “Nuk e di ç’do të bëj, nuk dua të marr jetë njerëzish se janë të pafajshëm, por dua që të mos nëpërkëmbet dinjiteti im. Nuk i dua letrat belge, por të më cilësojnë person të rrezikshëm pas kaq shumë vitesh që punoj, është shumë e rëndë. Më vjen keq për vajzën time belge, por nuk e kuptoj sesi mund të më ndodhë kjo”, tregoi ai në telefonatën që pati me gazetarët e “Fiks Fare”, duke paralajmëruar se dita e enjte do të ishte dita e fundit për të dhe që do të kontaktonte sërish me emisionin tonë.

I njëjti numër kthen telefonatën dhe nga ana tjetër shfaqet Petrit Ndoci, i cili tregon se ishte plagosur dhe se do të hynte në sallën e operacionit. Ai tregon plagën, që fatmirësisht nuk i kishte prekur zemrën. Madje, ai tregon se ruhej me punonjës policie në dhomën e spitalit, ku së shpejti do t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. “Fiks Fare” do të ndjekë edhe sot rastin e emigrantit në Belgjikë, i cili denoncoi pranë nesh këtë ngjarje të pazakontë për gazetarinë shqiptare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë