Loading…

E thotë studimi: Po, ‘zemra e thyer’ çon në vdekje

  • 05/12/2022 | 14:21

E thotë studimi: Po, ‘zemra e thyer’ çon në vdekje

Një studim amerikan mbi lidhjet afatshkurtra dhe afatgjata tregoi se njerëzit mund të vdesin nga sindrome e ‘zemrës së thyer’. Meshkujt kishin gati dy herë më shumë gjasa të vdisnin në tre muajt pas vdekjes së partnerit të tyre, transmeton Gazeta Metro.


Në maj të këtij viti, në Texas një burrë me emrin Joe Garcia vdiq papritur si shkak i atakut në zemër, vetëm dy ditë pasi gruaja e tij, Irma, u vra nga disa të shtëna në shkollën Uvalde në Texas. Mediat raportuan se një familjar i kësaj familje ka deklaruar se Joe ka vdekur për shkak të zemrës së thyer. Sipas ekspertëve dhe studimeve thuhet se këto raste janë të rralla dhe sporadike mirëpo si fenomen është i vërtetë, shkruan Time.

Vdekja e papritur kardiake zakonisht shkaktohet nga një shqetësim masiv i ritmit të zemrës i quajtur fibrilacion ventrikular, qoftë si pjesë e një ataku në zemër, ose vetëm në vetvete. Zemra përdridhet në mënyrë të pakoordinuar dhe nuk është më në gjendje të pompojë gjakun në trup. Nxitësi kryesor i këtij efekti katastrofik është adrenalina. Ne e dimë se adrenalina është stimuluesi i zemrës që i bën zemrat tona të rrahin më shpejt.

Humbja e një personi të dashur është një tronditje e madhe emocionale dhe kjo mund të shkaktojë një rritje të shpejtë të adrenalinës. Stresi dhe të tjerat ndjenja ekstreme fizike ose emocionale mund të kenë të njëjtin efekt. Kjo zakonisht ndodhë në rast termeti, katastrofa natyrore etj./gazetametro.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë