Kryeministri i Kosovës ka folur para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet kundër shtrenjtimit të rrymës, derisa tha se qytetarët për katër vitet e fundit e kanë paguar me çmim shumë të ulët rrymën, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Kurtit, këto 4 vite rryma ka qenë shumë lirë, madje aq lirë sa qytetarët nuk e kanë ditur sa e kanë faturën.
“Kurrë nuk ka pasur numër më të madhe qytetarëve të Republikës së Kosovës në këto katër vitet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë. Në historinë e Kosovës, numër të qytetarëve që nuk kanë ditur se sa e kanë pasur faturën, nuk ka pasur ndonjëherë. Nuk po them që janë shumica të tillë, por numër më të madh, nuk ka pasur”, tha ai.
Kurti më herët gjithashtu tha se paratë për pagesa duhet t’i marrin diku, por kërkoi një zgjidhje e që sipas tij përvec shtrenjtimit të rrymës ose reduktimeve nuk ka./gazetametro.net