Loading…

E thërret vëllain t’i sjellë pushkën, e qëllon tjetrin

  • 01/06/2017 | 22:39

E thërret vëllain t’i sjellë pushkën, e qëllon tjetrin

Në Bllacë të Suharekës, sot rreth orës 17:30 minuta, tek Lapidari i Dëshmorëve ka ndodhur një tentativë për vrasjen e një personi, bën të ditur Policia Rajonale e Prizrenit.

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se tek Lapidari i Dëshmorëve janë takuar tre vëllezër në njërën anë dhe dy në tjetrën, raporton gazetametro.net.

Pasi janë fjalosur në mes vete, njëri nga të dyshuarit e ka thirre ne telefon vëllain e tij që ta sillte pushkën me të cilën është qëlluar viktima.

I plagosuri është sjell në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë e më pas në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes, policia bën të ditur se ka gjetur gëzhoja të fishekëve por jo edhe armën dhe të dyshuarin i cili ka ikur në drejtim të panjohur.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit, nën masën e arrestit po mbahen dy të dyshuar që ishin të përfshirë në rast. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë