Ministria e Infrastrukturës planifikon që deri në fund të vitit 2017 projekti “e-testimi”, apo testi në mënyrë elektronike për patentë shoferi të jetë i kompletuar e më pas të hyjë në funksion.
Edhe pse një projekt i tillë ishte përmendur të realizohej në fillim të këtij viti, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Drejtori i Departamentit për patentë shoferi në Ministrinë e Infrastrukturës, Sami Haziri, ka thënë se Komisioni i Ministrisë e ka përzgjedhur kompaninë fituese për zhvillimin e aplikacionit “e-testimi”, por kompanitë konkurruese kanë bërë ankesa dhe lënda ka kaluar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, është bërë një vit që aplikacioni është tenderuar dhe akoma gjendet në procedura të ankesave.