Në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit, dje në orët e mbrëmjes (17:25), sipas raportit të sotshëm të policisë, qenët sulmuan një viktimë, të cilit i shkaktuan plagë.
Viktima mashkull, K/shqiptar, ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në fushë është sulmuar nga 4 qen dhe si pasojë e kafshimit nga qenët ka pësuar lëndime trupore, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, transmeton gazetametro.net.
Lidhur me rastin është intervistuar pronari i qenve, i cili ka deklaruar se ata i mban për t’i ruajtur delet.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /gezetametro.net