Loading…

E shpallin të vdekur, reagon ashpër Gold Ag

  • 19/11/2020 | 08:14

E shpallin të vdekur, reagon ashpër Gold Ag

Gold AG reagon pasi e shpallën të vdekur në rrjete sociale: Jam gjallë, unë nun ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë.


Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme.

Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.

Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë”.

“Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

Arian Agushi (emri i vërtetë) deri në fund të nëntorit ka paralajmëruar edhe tri projekte të reja muzikore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë