Loading…

‘E shkeli ligjin’: Donika Gërvalla detyrohet ta anulojë konkursin për 32 diplomatë

  • 05/10/2022 | 17:53

‘E shkeli ligjin’: Donika Gërvalla detyrohet ta anulojë konkursin për 32 diplomatë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka anuluar konkursin për tridhjetë e dy zyrtarë të misionit diplomatik.


Vendimi i ministres Donika Gërvalla-Schwarz vjen pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës konstatoi se shpallja e rekrutimit të 32 zyrtarëve të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, Këshilli kishte vlerësuar se rekrutimit nuk i ka paraprirë një procedurë e brendshme e lëvizjes paralele në kuadër të shërbimit civil.

“Në zbatim të vendimit nr.52/2022 të datës 20.09.2022 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, anulohet konkursi I datës 01.07.2022 me nr.prot 2436 për 32 (tridhjet e dy) zyrtarë të misionit diplomatik, shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.”, thuhet në njoftim.

Në ditën e parë të korrikut, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës hapi një konkurs për pranimin e 32 zyrtarëve të misionit diplomatik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë