Loading…

E shantazhoi të miturën përmes Facebook’ut: Arrestohet 20 vjeçari në Ferizaj

  • 14/05/2019 | 11:11

E shantazhoi të miturën përmes Facebook’ut: Arrestohet 20 vjeçari në Ferizaj

Një 20 vjeçar nga Ferizaji është arrestua nga policia e Kosovës pasi po dyshohet se ka bërë shantazhimin e një femre të mitur, transmeton Gazeta Metro.


Për disa ditë rresht, siç raporton Policia, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës.

“Hetuesit e njësitit të hetimeve të Stacionit policor të Ferizajt,  kanë arrestuar  të dyshuarin A.K . (m/sh/k /20 vjeç) me dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër ,e mitur.
Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook , në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte  disa fotografi intime të viktimës.Të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe i dyshuari është arestuar në flagrancë derisa ishte duke i marrë 100 euro nga viktima”, thekson Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë