Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një prej plazheve më të frekuentuara nga kosovarët.
Një peshkaqen rreth katër metra i gjatë është kapur në Durrës nga disa marinarë, shkruan gazetametro.net.
E peshkaqeni katërmetërsh, sipas marinarëve, peshonte hiç më pak se 400 kilogramë.
Siç raportohet, është hera e parë që një peshkaqen i tillë kapet në detin e Durrësit.
Ndryshe, sipas raportimeve, thuhet se ai u kap në 100 metra thellësi të detit./gazetametro.net.