Loading…

E rrallë, çifti shkon me biçikletë në ditën e dasmës |VIDEO

  • 02/09/2018 | 20:56

E rrallë, çifti shkon me biçikletë në ditën e dasmës |VIDEO

“Çdo ditë është një eksperiencë e veçantë. Mund të ndodhë që zgjohemi në 5, jemi bashkë. Do ikim me biçikleta? Do ikim”.

Prej 6 muajsh, kështu rrjedh jeta e Jetmirës dhe Ervisit. Janë njohur para gati 3 vitesh, në një drekë teksa gatuanin për fëmijët në nevojë. Ndjeshmërinë dhe pozitivitetin e njërit e gjen edhe te tjetri. Është kjo arsyeja pse sot nuk janë vetëm vullnetarë e aktivistë mjedisorë të mirë, por kanë formuar një familje.

“Në muajin mars ne realizuam dasmën tonë. U munduam të ishim vetja, të realizonim një dasmë që të tregonim ato dëshirat dhe pasionet që ndanim me njëri-tjetrin, se u dashuruam nga pasionet e njëri-tjetrit dhe menduam që temën e dasmës të kishim bicikletën. Gjatë gjithë kohës po kërceja dhe ishte realizim i një ëndrre, aq më tepër prej biçikletës, që e kemi pasion të dy”, tregon Jetmira Halilaj.

Historia, ashtu si plot prova nga fusha të ndryshme, kanë treguar se ato që tërhiqen janë të kundërtat, por Jetmira dhe Ervisi, e me siguri e shumë çifte të tjerë si ta, dëshmojnë sa në sinkron, paqe dhe gëzim, mund të shkojnë ditët kur partnerët mendojnë njësoj e të njëjta i kanë idealet në jetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë