Loading…

E rrahën në emër të Muhamedit

  • 23/02/2017 | 23:32

E rrahën në emër të Muhamedit

Mendimi kritik i tij për profetin Muhamed që kishte publikuar në faqen e tij në Facebook i kushtoi me rrahje. Azem Deliu, nga fshati Polluzhë e Drenicës, u sulmua fizikisht sot nga siç i quan ai ‘egërsirat’ për të cilët fjala e lirë është kancer.


 

I riu nga Drenica, ka kohë që merret me shkrime dhe ato i publikon kohë pas kohe. Por asnjëherë se kishte menduar se fjala e tij e lirë, do ta pengojë dikë, e jo deri në atë masë sa edhe të sulmohet fizikisht.

Rastin thotë se e ka lajmëruar në Polici dhe tashmë është identifikuar edhe personi. Ndërsa thotë se do të vazhdojë të shkruaj dhe të kultivojë lirinë e shprehjes pavarësisht ‘shijeve mjerane të individëve, aktet e të cilëve janë dëshmir e qyqarisë’.

E për rastin e tij tashmë ka nisur një mobilizim në rrjete sociale. Azemi, ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarë të shumtë, gazetarë, dhe shoqëria civile.

E fundit është edhe përkrahja në formë reagimi e ‘Shoqërisë Sekulare për Mendim Kritik’.

Ky grup shfaqet thellësisht i shqetësuar për shkak të këtij sulmi që i është bërë shkrimtarit Azem Deliu.

“Ne qëndrojmë fuqishëm prapa idesë themelore të Kushtetutës tonë se e drejta e shprehjes lirshëm të mendimit duhet të jetë dhe është e garantuar për çdo qytetar të republikës. Andaj, sulmi ndaj Azem Deliut përveç që është vepër penale, përbën sulm ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, si e drejtë themelore e një shoqërie të lirë”, thuhet në reagimin e tyre.

Shoqëria Sekulare për Mendim Kritik, në reagimin e saj thotë se është gjithmonë në mbrojtje të sekularizmit dhe bashkëjetesës fetare në Kosovë. Rastet e tilla, si kjo me Azemin, thonë se është e dënueshme, dhe e cenojnë bashkëjetesën fetare mes komuniteteve dhe krijojnë precedan për veprime të ngjashme edhe nga pjesëtarë të tjerë të ndonjë komuniteti fetar që mund të jenë më të prirur ndaj dhunës.

Për Shoqërinë Sekulare për Mendim Kritik, është e drejtë e secilit që të besojë, apo mos besojë në më shumë apo një zot.

“Gjithashtu është e drejtë e secilit të kritikojë besimin apo mosbesimin e tjetrit. Çfarëdo reagimi i dhunshëm jashta kritikës së arsyeshme të civilizuar kërkon reagim adekuat nga autoritetet shtetërore dhe nga përfaqësuesit përkatës fetarë”, thuhet në reagim.

Kjo shoqëri bënë thirrje që komuniteti mysliman dhe Bashkësia Islame të distancohet nga sulmet e dhunshme dhe nga tendenca e disa grupacioneve fetare për veprime më radikale që cenojnë sekularizmin e shtetit tonë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë