Loading…

‘E rëndësishme ka qenë me humb VV dhe Myta’: Berisha tregon se a kanë marrëveshje me Totajn për bashkëqeverisje

  • 24/11/2021 | 16:08

‘E rëndësishme ka qenë me humb VV dhe Myta’: Berisha tregon se a kanë marrëveshje me Totajn për bashkëqeverisje

Ende nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje në Prizren në mes të kryetarit të zgjedhur Shaqir Totaj dhe Nismës Socialdemokrate, shkruan Gazeta Metro.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për raundin e dytë në atë komuna, të cilat nga raundi i parë nuk arritën që të zgjedhin se kush do të udhëheq në mandatin katërvjeçar.

Shumica e partive politike por edhe kryetarët e degëve apo edhe vet kryetarët e zgjedhur, tashmë kanë nisur negociatat me subjektet e tjera, varësisht se kush ka dal i dytë apo i tretë, për të arritur një ujdi se si do të ndahen drejtoritë dhe kush sa do të marrë.

Në Prizren kryetar është zgjedhur Shaqir Totaj me 50,93% të votave dhe pritet të udhëheqë me këtë komunë për katër vitet e ardhshme.

Në media këtë javë u raportua se Totaj ka përfunduar marrëveshjen me Nismën për bashkëqeverisje, mirëpo diçka e tillë nuk është konfirmuar për Metron nga kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Ai në një prononcim për Metron ka thënë se marrëveshja e vetme deri tani që kanë pasur me Totajn, është që ai të jetë kryetar me 14 nëntor, gjë edhe që ndodhi.

“Ne kemi marrëveshje me Shaqen për me bë kryetar me 14 nëntor dhe qe ndodhi dhe pas zgjedhjeve me mundësin me bashke-qeveris si diçka normale”, ka thënë Berisha për Metron.

I pari i Nismas në Prizren, tutje është shprehur se posa të përfundojë procesi i plotë i certifikimit të rezultateve, pas ankesave të Vetëvendosjes (VV), pret ofertë nga Shaqir Totaj.

“Procesi ende nuk ka përfundu pasi ka ankesa nga humbësit e zgjedhjeve në Prizren dhe pasi të kryhen të gjitha pres një ofertë nga Shaqa me bisedu ai ku mundem me dhënë kontribut me kuadrot që kemi në interes te qytetarëve duke pasur parasysh edhe disa nga projektet e tij qe i kemi prezentu ne fushat. Për numra nuk kemi fol as për emra, sepse për ne e rëndësishme ka qenë me humb VV dhe Myta, e tjerat vijnë me kohë”, ka thënë Berisha për Metron.

Ndërkohë, sipas marrëveshjes së arritur para balotazhit, thuhej se drejtoritë do të ndahen sipas fuqisë që partitë kanë në Asamble. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë