Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), ka vdekur 20 vjeçarja nga Rahoveci e cila ishte aksidentuar ditë më parë dhe po merrte trajtim mjekësor pas lëndimeve të rënda që kishte marr nga goditja nga një veturë që kishte marrë, shkruan Gazeta Metro.
Aksidenti kishte ndodhur më 17 maj 2022, në fshatin Krushë e Madhe e Rahovecit, kur vetura e kishte goditur tashmë të ndjerën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Krushës së Madhe në facebook, të cilët treguan se Edona Avdullahu ishte në gjendje kome që disa ditë.
Njoftimi i plotë:
Pas rastit së tragjedise me autobus në Kroaci kur e humbem Anjeza Bellanicen.
Sot fshatin Krushë e Madhe e goditi prape një tragjedi me dhembje. Edona Avdullahu 20 vjeçarja vajza e Isajes së Veli Myrtes e cila u aksidentua nga një makine para 8 ditësh më 17 maj 2022 në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, dhe që sa ditë ishte në gjendje kome. Sot ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u ndare nga jeta.
Ngushllime , Isajes dhe mbare familjes Avdullahu
Rreth varrimit do ju njoftoj prape te faqja e fshatit./gazetametro.net