Loading…

E rëndë: Në Shqipëri vdes foshnja 16 muajshe nga Covid-19

  • 20/11/2020 | 17:10

E rëndë: Në Shqipëri vdes foshnja 16 muajshe nga Covid-19

Në Shqipëri, ka rritje të rasteve dhe viktimave nga koronavirus, ndërsa sot një foshnjë 16 muajsh ka vdekur nga Covid-19, transmeton Gazeta Metro.


Megjithatë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri se është bërë e përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar foshnjën 16 muajshe.

Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19, thuhet në njoftimin e MSH së Shqipërisë../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë