Loading…

E rëndë: Ish-modelja vdes pasi u tërhoq zvarrë dhe u godit nga kali

  • 04/06/2026 | 17:55

E rëndë: Ish-modelja vdes pasi u tërhoq zvarrë dhe u godit nga kali

Shoqja e një nëne të dy fëmijëve, të cilën e përshkruan si “bujare dhe të mrekullueshme”, ka deklaruar se jeta e saj mund të ishte shpëtuar nëse do të kishte pasur më shumë pajisje mbrojtëse gjatë një aksidenti me kalë.


Ewa Larsson, 59 vjeçe, u tërhoq zvarrë dhe u godit nga kali i quajtur Davy, të cilin po e udhëhiqte në këmbë në zonën e Ripple, pranë Deal.

Një juri e përfundoi hetimin duke përcaktuar se shkaku i vdekjes ishte një ngjarje fatkeqe (misadventure). Larsson, menaxhere hoteli dhe ish-modele, po merrte pjesë në një shëtitje të organizuar me pagesë nën udhëheqjen e instruktores Sally Deverill nga Cornilo Riding, më 27 gusht 2025.

Ajo ra nga kali në një fushë dhe më pas tentoi të hipte sërish në të në zonën e Beacon Hill, një rrugë e ngushtë rurale. Meqenëse nuk arriti të rikthehej në shalë, vendosi ta udhëhiqte kalin në këmbë. Megjithatë, Davy dhe kuajt e tjerë u trembën kur dy qen dolën papritur nga një kopsht aty pranë.

Larsson vazhdoi të mbante frerët, por ndërsa kali nisi të vraponte, ajo ra përtokë dhe u tërhoq zvarrë. Edhe pse instruktorja nuk e pa momentin kur ajo u godit apo u shkel nga kali, mjekët e urgjencës që e trajtuan thanë se ashpërsia e plagëve sugjeronte se kjo kishte ndodhur.

Fatkeqësisht, Larsson, nga Canterbury, ndërroi jetë në spital 47 ditë më vonë.

Pas përfundimit të hetimeve, miku i saj i ngushtë, Nick Pearce, tha: “Ajo ishte një personalitet i fortë. Me të gjitha cilësitë e saj të mira dhe të metat që mund të kishte, ishte një punëtore e palodhur.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë