Loading…

E pyesin pse nuk e vizitoi kurrë Kosovën, kjo është përgjigjja e Milo Djukanovicit

  • 18/05/2022 | 22:45

E pyesin pse nuk e vizitoi kurrë Kosovën, kjo është përgjigjja e Milo Djukanovicit

Presidenti i Malit të Zi, Millo Djukanovic, i cili po qëndron në Kosovë për herë të parë, ka treguar pse nuk e ka vizituar kurrë Kosovën.


Djukanovic ka thënë se as ai nuk e ka aq të qartë vonesën e tij për një vizitë zyrtare në Kosovë, duke shtuar se mosvizita e tij në Kosovë nuk ka ndikuar në marrëdhënien mes dy vendeve.

“As unë nuk e kam krejt të qartë, ua kam thënë sot bashkëfolësve të mijë, as nuk pata kohë që të kthehem rreth vetes. Kaluan 14 vjet qëkur Mali i Zi ka pranuar pavarësinë e Kosovës, mendoj se të gjithë kemi qenë shumë të zënë me problemet e shumta e të cilat vetëm zëvendësonin njëri-tjetrin dhe kishte shumë pak kohë për protokolle”, tha Djukanovic.

Sipas tij, komunikimi i tij me zyrtarët e Kosovës gjithmonë ka qenë i mirë, duke bashkëpunuar kështu për interesin e dy vendeve.

“Ajo që është shumë e rëndësishme se zyrtarët e Kosovës dhe unë gjithmonë kemi pasur marrëdhënie shumë të ngushta komunikim shumë të mirë dhe kemi bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer në interesin e dy vendeve tona dhe marrëdhënieve tona të ndërsjellta me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të rajonit. Kështu që një vonesë në vizitën e parë zyrtare nuk ka reflektuar në cilësinë e marrëdhënieve tona”, tha Djukanovic në RTK.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë