Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve politike me partitë e tjera, shkruan Gazeta Metro.
Kurti nuk paraqiti emër për pozitën e kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar që të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me institucionet e reja.
“Kërkojmë kohë shtesë që t’i japim shtesë bisedimeve për president ose presidente”, tha Kurti.
Pas kësaj kërkese, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë seancën konstituive.
“Nuk kemi emër nga subjekti më i madh, obligohem ta ndërpresë seancën, do të njoftoheni me kohë për vazhdimin e seancës”, deklaroi Dehari.
Vazhdimi i seancës do të bëhet në një kohë tjetër, ndërsa partitë politike pritet të shfrytëzojnë ditët në vijim për të vazhduar negociatat për krijimin e institucioneve të reja./gazetametro.net