Gazetari e komentatori politik Baton Haxhiu vlerësoi si shumë të dobët lidershipin dhe kontributin e dy figurave kryesore momentalisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun, transmeton Gazeta Metro.
Haxhiu konsideron që Abdixhiku ka mangësi n¡ lidership dhe shtrirje të autoritetit në parti si lider i saj ndërsa Osmani ka kontribuar në dëmtimin e saj.
“Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë prek fundin e së keqes në LDK, e para duke e shkatërru LDK-në dhe ky i dyti me dije të munguar për të ndërtuar një LDK më të fortë. Të dy të dashuruar në vete dhe asnjëri i gatshëm ta shtrijë autoritetin te qytetari që mund t’ia jap votën”, tha Haxhiu në Pressing./gazetametro.net