Loading…

E pranon më në fund VV: Djuric dhe Sveçla janë takuar për këtë çështje

  • 07/12/2019 | 21:12

E pranon më në fund VV: Djuric dhe Sveçla janë takuar për këtë çështje

Fillimisht nuk e pranuan, por pas publikimit të fotografive u konfirmua gjithçka. Xhelal Sveçla i VV’së sot u takua me Marko Djuricin, ndërsa sipas tyre, ky nuk është takim, por pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare me të gjitha subjektet e rajonit.


Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se në foton ku shihet anëtari i tyre i partisë, Xhelal Sveçla me Marko Djuricin të ashtuquajturin përfaqsues i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, nuk është takim.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Arlind Manxhuka ka thënë se Sveçla është duke marr pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku janë të gjitha subjektet politike të rajonit.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Djuricinn, por është pjesëmarrje në konferencëën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organiztës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përvecc shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë Manxhuka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë