Loading…

E pranon Glauk Konjufca: VV’ja mund të bëjë koalicion me LDK’në

  • 08/05/2017 | 22:06

E pranon Glauk Konjufca: VV’ja mund të bëjë koalicion me LDK’në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


Konjufca thotë se kushti i vetëm është që Isa Mustafa të mos kërkojë hise në institucione, derisa nuk do t’i pengonte atyre që të vazhdojë ta mbajë postin e kryetarit të LDK-së.

 

“Nëse Isa Mustafa tërhiqet nga ambiciet e veta institucionale, atëherë në do të mund të bashkëpunonim me një forcë progresive brenda LDK-së, që e konsiderojmë shumë të rëndësishme. Ne kemi kontakte me ta dhe ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Janë ky grup që janë të pakënaqur që Isa Mustafa merr vendime me aklamacion”, tha ai, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.

Konjufca gjithashtu nuk e mohoi mundësinë e koalicionit parazgjedhor, pasi tha që VV-së për fitore po i duhen edhe 4-5 % të votave, derisa konfirmoi se me AKR-në kanë biseduar e me Alternativën po bisedojnë ende.

Për zgjedhjet, ai tha se gara më e madhe po bëhet mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, deri sa subjektet tjera si AAK, Nisma e LDK sipas tij, do të shkonin në pushtet me fituesin e zgjedhjeve.

“Gara e vërtetë do të zhvillohet mes PDK-së dhe VV-së. Sepse LDK ka treguar që nuk ka vizion tjetër përpos që të gjuhet në pushtet, kurse AAK e Nisma kanë thënë se do të shkojnë me atë lokomotivë. Këto dy pozicione , të LDK-së dhe të AAK-së me Nismën, unë mendoj që logjikisht, tregjojnë që beteja e vërtetë do të jetë mes PDK-së e VV-së, e këta të tjerët pozicionohen varësisht se kush sa fiton”, tha ai.

Sipas kryetarit të Grupit parlamentar të VV-së, PDK-së po i duhen zgjedhjet në qershor, pasi që pos Gjykatës Speciale, pengesë tjetër për dalje para elektoratit sipas kalendarit të rregullt, është edhe rritja e Vetëvendosjes.

Si persona që mund të përballen me Gjykatën Speciale, Konjufca tha se njëshi dhe dyshi i saj janë pikërisht ish-kreui PDK-së dhe ai aktual, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë