Loading…

E pazakontë në Prishtinë: 22-vjeçari lëndohet rëndë pasi i plasi në dorë fisheku që gjeti në park

  • 05/12/2023 | 23:50

E pazakontë në Prishtinë: 22-vjeçari lëndohet rëndë pasi i plasi në dorë fisheku që gjeti në park

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku një person është dërguar me lëndime të rënda trupore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.


Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 22-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda. Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i njëjti ka pësuar frakturë në një pjesë të dorës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë edhe dëshminë e viktimës.

Bazuar në dëshminë e tij, ai ka hasur në dy fishekë në parkun e Taukbahçes të cilët e i ka marrë me vete, por që sipas tij, njëri nga ta i ka plasur në dorë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë