Loading…

E pazakontë: Gazetarja kryen marrëdhënie seksuale dhe interviston njerëzit, ky është arsyetimi i saj

  • 31/05/2021 | 08:55

E pazakontë: Gazetarja kryen marrëdhënie seksuale dhe interviston njerëzit, ky është arsyetimi i saj

Një gazetare daneze ka bërë bujë pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie seksuale.


Ky raportim i tillë shkaktoi sensacion tek publiku, duke marrë kritika, por edhe mesazhe mbështetjeje.

Louise Fischer nga Danimarka shkoi në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar për këtë aktivitet pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid.

Gazetarja 26-vjeçare thotë se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal seksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Në materialin audio që e ka shpërndarë vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie seksuale.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë, raporton “Daily Mail”. Louise Fischer tha se kaloi disa orë në lokalin e seksit, por materiali audio është vetëm disa minuta.

Gazetarja u shpreh se nuk e kishte planifikuar që të bënte seks gjatë intervistës, por shtoi duke thënë: “Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë. Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Por gazetarja shtoi se ka marrë edhe shumë mesazhe mbështetëse, që e kanë cilësuar si guximtare dhe gazetare të mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë