Loading…

AKR angazhon një ish-deputet gjerman t’i trajnoj se si të përfitojnë më shumë si parti në koalicion

  • 03/03/2018 | 10:49

AKR angazhon një ish-deputet gjerman t’i trajnoj se si të përfitojnë më shumë si parti në koalicion

Me vetëm dy deputetët në gjirin e saj, AKR në qeveria arriti të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, por këto s’po i mjaftojnë. Pretendojnë se si parti mund të marrin edhe më shumë në koalicionin qeverisës. Partia e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re, sot do të marrë këshillat se si të përfitoj më shumë si parti politike.


Në një trajnim që ka organizuar kjo parti në Prishtinë, do të flas gjermani Manfred Richter i cili është anëtar i bordit të FNP-së, ish kryebashkiak dhe ish-deputet i Gjermanisë.

Richter sipas agjendës do të flas për temën se “Si do të përfitojmë më shumë për strukturën e partisë nga të qenurit në një koalicion qeveritar? dhe “Menaxhimi i koalicionit – mundësitë dhe kërcënime”.

Gjithashtu zyrtarët të lartë të AKR-së dhe anëtarë të saj do të mund të marrin këshilla edhe për strukturën e brendshme të partisë nga Richter.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti nga kjo parti, Islam Pacolli përmes një fotografie në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë