Loading…

E papritur: Zyrtari ndalet në mes të fjalimit, një burrë shkon ta godasë shuplakë

  • 24/10/2021 | 11:23

E papritur: Zyrtari ndalet në mes të fjalimit, një burrë shkon ta godasë shuplakë

Prezantimi i guvernatorit të sapoemëruar iranian, Zeinolabedin Khorram-Razavi u ndërpre në mënyrë dramatike pasi një burrë doli në podium dhe e goditi me shuplakë.


Incidenti ndodhi teksa Khorrami, guvernatori i ri i provincës së Azerbajxhanit Lindor, po mbante një fjalim në xhaminë e Imam Khomeinit në qytetin e Tabrizit në verilindje të vendit, raporton CNN.

Një video e postuar në internet nga agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve, Fars shfaqin një burrë që i afrohet me qetësi Koramit, duke e goditur me shuplakë dhe më pas duke e larguar. Pamjet shfaqin sigurimin duke vrapuar dhe më pas duke e tërhequr zvarrë protestuesin, i cili u identifikua si Ayuba Alizadeh, anëtar i forcave të armatosura iraniane.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Iranit, përfaqësues të zyrës së Ajatollah Khameneit dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.

Në një intervistë për televizionin shtetëror IRIB, guvernatori i ri tha se nuk e njeh personalisht autorin.

Motivi i sulmit ende nuk është përcaktuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë